Aplikoni si duhet! Këshilla 2: Një gjest thotë më shumë se një mijë fjalë!
Komunikimi joverbal është më i rëndësishëm nga ç’mendohet dhe ka një ndikim të madh në suksesin e intervistës suaj. Prandaj ja disa këshilla se si të fitoni pikë me gjestet dhe mimikën tuaj.
Sinjalet e vogla të gjuhës së trupit
Natyrisht, ajo që thoni është e rëndësishme. Por studimet shkencore tregojnë: shpesh nuk vendos përmbajtja e bisedës, por paraqitja e kandidatëve. Prandaj komunikimi joverbal në një intervistë pune është një kriter qendror vlerësimi. Gjuha e trupit është këtu një pikë shumë e rëndësishme, e cila përcakton nëse dikush na duket simpatik apo jo. Megjithatë gjuhën joverbale mund ta përdorni me vetëdije, për të lënë një përshtypje të mirë te bashkëbiseduesi juaj.
Kujdesuni gjithmonë ta ruani kontaktin me sy me bashkëbiseduesin tuaj. Çdo gjë tjetër duket e pasjellshme dhe mosinteresim. Përveç kësaj, duhet t’i përdorni duart për t’i nënvizuar edhe më shumë mesazhet tuaja. Megjithatë mos e teproni me gjestet. Në parim vlen: tregohuni të sigurt në vetvete dhe mos u tensiononi. Sepse sado emocionuese të jetë një intervistë pune – nuk duhet të bini në nxitim, sepse shpesh pikërisht te qetësia qëndron forca e vërtetë (bindëse).
Në serinë tonë ju paraqesim javë pas jave këshilla dhe truke të dobishme për një paraqitje profesionale në procesin e aplikimit. Përfitoni nga përvoja jonë në ndërmjetësimin e personelit të specializuar të kujdesit.
> artikuj të tjerë për këtë temë