Aplikoni si duhet! Këshilla 7: Tregoni se dini të pranoni kritikën!
Kërkesat ndaj punëmarrësve bëhen gjithnjë e më të mëdha. Prandaj kërkohet jo vetëm fleksibilitet, por edhe aftësia për të pranuar kritikën. Sepse vetëm kush e pranon kritikën, mund t’u përshtatet në mënyrë optimale edhe sfidave të reja. Prandaj: pyetja se si e përballoni kritikën tregon edhe se si reagoni ndaj kërkesave të reja në përditshmërinë e punës.
«Si reagoni ndaj kritikës?»
Edhe këtu vlen: njeriu i përsosur nuk ekziston, kritikë do të marrë secili ndonjëherë. Prandaj kolegët tuaj të ekipit natyrisht duan të dinë si e përballoni ju personalisht kritikën. Ndiheni menjëherë të sulmuar? Apo e shihni si mundësi zhvillimi? Tregoni se dini të dalloni ndërmjet kritikës objektive e konstruktive dhe asaj personale. Kritika konstruktive është një mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe duhet vlerësuar si e tillë.
Shembull: «Kritika ndoshta nuk është gjithmonë e këndshme, por mund të jetë shumë e dobishme nëse është konstruktive. Për shembull, një koleg pune më tërhoqi një herë vëmendjen se e kryeja përgatitjen e medikamenteve në mënyrë shumë të kohëgjatë dhe më tregoi një rrugë më të mirë. Kjo më ndihmoi vërtet.»
Në serinë tonë ju paraqesim javë pas jave këshilla dhe truke të dobishme për një paraqitje profesionale në procesin e aplikimit. Përfitoni nga përvoja jonë në ndërmjetësimin e personelit profesional të kujdesit.
> artikuj të tjerë për këtë temë