Formime të suksesshme
Këtë verë gjashtë nxënës e përfunduan me sukses formimin e tyre te private Care AG si Fachfrau Gesundheit / Fachmann Gesundheit (specialiste/specialist shëndetësie). Si ndërmarrje formuese i kundërvihemi kështu mungesës së personelit të specializuar në shëndetësi. Qoftë formim bazë apo formim plotësues për të rriturit, vetëm me personel të formuar mund t’u përgjigjemi standardeve të larta zvicerane në kujdes.
Lavdërim dhe mirënjohje
Meqenëse për shkak të situatës me Covid-19 në shkolla nuk u zhvilluan ceremoni diplomimi, drejtuesja e kujdesit dhe Care Manager-et organizuan për të diplomuarat dhe të diplomuarit e suksesshëm një pritje të denjë në rreth të ngushtë.
Specialistët e sapoformuar të kujdesit festuan me gëzim dhe lehtësim përfundimin e formimit të kërkueshëm në kujdes. Për rezultatet dhe diplomat e tyre të mira meritojnë lavdërim dhe mirënjohje. Veçanërisht e gëzueshme është që disa të diplomuara do t’i mbeten besnike private Care AG dhe në të ardhmen do t’i mbështesin ekipet në Zürich dhe Aargau. Të diplomuarave të tjera u urojmë gëzim dhe sukses në mjedisin e tyre të ri profesional.
Ju urojmë përzemërsisht!

Bashkë për foton e grupit: të diplomuarit e suksesshëm Hanane Luchsinger, Annemarie Gebhard, Danièle Schott, Sirlene Machado Abrantes, Jennifer Schulz, Tiago José Rafael Oliveira.
Formimi mbetet i rëndësishëm
Në vitin 2020 tri punonjëse e filluan formimin e tyre te private Care AG. Edhe në vitin 2021 angazhohemi për personel të kualifikuar kujdesi dhe nxitim në mënyrë të synuar zhvillimin e specialistëve, duke ofruar formim bazë ose formim plotësues për të rriturit.
Nxënësit janë të mirëseardhur
Kush njeh dikë që dëshiron të formohet, ose kush është vetë i interesuar për një formim ose trajnim të mëtejshëm si specialist kujdesi, mund të kontaktojë pa hezitim Care Manager-en e vet.