Fuqia e roleve gjinore
Deri sot, në maj 2021, në private Care AG punojnë në profesionet e kujdesit vetëm pesë punonjës meshkuj. Krahasuar me rreth 120 koleget femra, ky është një numër çuditërisht i vogël. Megjithatë, ky është një fenomen që mbizotëron jo vetëm te ne, por në të gjithë sektorin, dhe që haset edhe në profesione të tjera, si për shembull te zjarrfikësit.
Emisioni «Einstein» e ka shqyrtuar me hollësi këtë fenomen. Pse vajzat dhe djemtë ndahen që herët në rozë dhe në blu të çelët? Sa bashkëkohore janë rolet e tilla gjinore dhe sa shumë i kufizojnë ato fëmijët në mundësitë e tyre për t’u zhvilluar? Në emision, «Einstein» shqyrton rolet gjinore të zakonshme dhe tregon pasojat e tyre të rënda.
Në një kopsht fëmijësh, «Einstein» tregon se djemtë dhe vajzat nuk janë aspak aq të ndryshëm. Një kategori profesionale, ajo e kujdestarit, përfaqësohet nga punonjësi ynë Sharon Gatenio. Jemi krenarë që Sharon e përfaqësoi kaq mirë private Care AG.
Emisioni «Einstein» është jashtëzakonisht interesant dhe shumë i përshtatshëm për të rriturit. Por kush dëshiron vetëm t’i hedhë një sy dhe ta shohë Sharon «in action», le ta shikojë nga minuta 27.
Te emisioni «Fuqia e roleve gjinore».
