Kodi i feedback-ut
Takimi Care-Group në fund të vitit 2020 me titullin «Lumturia dhe mirëqenia në punë» ishte aktiviteti i fundit në të cilin u takuam personalisht. Punonjëset dhe punonjësit e ekipeve Wallisellen dhe Baden, së bashku me Care Manager-et e tyre, u angazhuan në këtë aktivitet me karakter punëtorie. Prej tij lindi «Kodi i feedback-ut» i private Care, i cili përcakton rregullat e komunikimit për një bashkëpunim të mirë në ekipe.
Si t’ia them koleges sime?
Aty ku punohet në ekipe, nevojiten koordinime, marrëveshje, sugjerime apo kritika. T’i formulosh këto mirë, në mënyrë që t’i kuptojë bashkëbiseduesi, do të thotë të komunikosh mirë. Një mjet i komunikimit të mirë është feedback-u. Feedback do të thotë kthim informacioni te bashkëbiseduesi. Nëse këto informacione formulohen gabim ose përcillen pa u menduar, mund të lindin keqkuptime, mospërputhje, madje edhe grindje. Për ta shmangur këtë, nevojiten rregulla që pranohen dhe respektohen nga të dy bashkëbiseduesit.




Çfarë është e rëndësishme për të gjithë
Në gjashtë aktivitetet, të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të sillnin personalisht idetë e tyre se si duhet të duket një feedback i drejtë. Lindën gjashtë lista interesante, paksa të ndryshme, me dëshira se si e përfytyrojmë komunikimin e mirë. Ja përmbledhja e rezultateve të punëtorive nga të gjitha takimet:
Private Care – Punëtori – Lumturia dhe mirëqenia në punë
«Me respekt», «me vlerësim» dhe mbi të gjitha «sinqerisht»
Kur bashkohen shprehjet e të gjashtë ekipeve, disa fjalë marrin më shumë peshë. Ato u përmendën në të gjitha ekipet, disa herë edhe në mënyrë të përsëritur. Të paraqitura në një “re fjalësh”, marrim një pamje shumëngjyrëshe me katër fjalët më të rëndësishme:
- Forma «unë»
- Sinqeriteti
- Respekti dhe vlerësimi
