Mjeti i ri i punës: private Care Online (PCO)
Në vitin 2020, specialistja dhe specialisti modern i kujdesit dhe i punëve të shtëpisë në private Care AG vjen me bagazh të lehtë. Një tablet e thjeshton koordinimin dhe administrimin me Care Manager-et. Me ekranin me prekje dhe funksione të qarta e të thjeshta, raportet për klientët, planifikimi i shërbimeve dhe komunikimi ndërmjet ekipeve dhe Care Manager-eve koordinohen shumë më lehtë se deri më tani.
Zhvillimi dhe programimi i PCO-së së re ka përparuar, fazat pilot janë kaluar me sukses dhe gabimet e fundit vendimtare janë korrigjuar. Tani vijnë futja në treg dhe zbatimi në praktikë. Nga janari 2020, të gjitha punonjëset dhe të gjithë punonjësit e private Care AG do të trajnohen në «Care Group Meeting».
Datat e trajnimit për PCO në kantonin Zürich
- E mërkurë, 15 janar 2020, nga ora 13.30 deri në 16.00
- E premte, 17 janar 2020, nga ora 13.30 deri në 16.00
- E martë, 21 janar 2020, nga ora 13.30 deri në 16.00
Të gjitha punonjëset dhe të gjithë punonjësit ju lutemi ta shikojnë datën e trajnimit të tyre në planifikimin e shërbimeve. Trajnimi zhvillohet në Restaurant Doktorhaus në Wallisellen.
Datat e trajnimit për PCO në kantonin Aargau
Trajnimet për PCO për punonjëset dhe punonjësit në kantonin Aargau zhvillohen në shkurt dhe mars 2020. Të gjitha punonjëset dhe të gjithë punonjësit marrin një ftesë me datën me e-mail. Vendi i trajnimit gjithashtu do të njoftohet më vonë.