Drejt te përmbajtja

Të angazhuar dhe kompetentë – rreth nesh

private Care AG u themelua në vitin 2008. Me mbi 100 punonjëse dhe punonjës, ajo sot është e konsoliduar dhe një nga shërbimet më të mëdha private të kujdesit, që vepron në të gjithë territorin e kantoneve Aargau dhe Zürich.

Punonjës të formuar

Të gjitha punonjëset dhe punonjësit kanë një formim të njohur në Zvicër. Ata marrin paga në përputhje me tregun, mbulim të plotë sigurimesh dhe sigurim pensioni. Punonjëset dhe punonjësit trajnohen dhe kualifikohen vazhdimisht. Të gjithë kanë vendbanim të përhershëm në Zvicër dhe reputacion të patëmetë.

Ndërmjetësim dhe huazim i personelit profesional

Kompetenca e dytë e private Care AG është ndërmjetësimi dhe huazimi i personelit profesional. Prandaj ndërmjetësimi i punës disponon një grup aktiv punonjësesh dhe punonjësish, të cilët thirren në rast nevoje. Kështu mund të shmangen problemet eventuale të kapaciteteve, te klientet dhe klientët tanë, por edhe te institucionet tona partnere.

Këshillim personal – do të na gëzojë telefonata juaj.

Dëshironi të merrni më shumë informacion për ndërmjetësimin e punës?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Merrni gjithmonë raportet dhe njoftimet më të reja për vende pune.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 520 72 76
recruiting@private-care.ch

Referim nga institucioni