Nota të mira për cilësinë e kujdesit dhe të punëve të shtëpisë
Vlerësimi i kënaqësisë së klienteve dhe klientëve është një instrument i rëndësishëm matjeje. Ai tregon si priten shërbimet e të gjitha punonjëseve dhe punonjësve dhe ku ka mundësi për përmirësim. Pasqyra e vitit 2019 doli shumë e mirë. Klientet dhe klientët e konfirmojnë sjelljen shembullore të specialistëve.
Anketë sistematike
Gjatë një viti u matën në mënyrë sistematike të gjitha largimet e klienteve dhe klientëve, nga shërimi pas një aksidenti deri te kalimi në shtëpinë e të moshuarve. Në veçanti u shqyrtuan me kujdes kriteret për kujdesin profesional dhe punët e shtëpisë. Por edhe punonjëset dhe punonjësit, sjellja e tyre personale, paraqitja e tyre dhe aspektet njerëzore ishin pjesë e anketës. U vlerësuan edhe kriteret e mbështetjes nga administrata.
Pikat kryesore
Veçanërisht të kënaqshme ishin përgjigjet për pyetjet mbi shërbimet tona të kujdesit dhe punët e shtëpisë. Këtu 96% e klienteve dhe klientëve deklaruan se ishin «të kënaqur» dhe «shumë të kënaqur» me shërbimet.

private Care AG dëshmon një marrëdhënie optimale ndërmjet klientëve dhe specialistëve.
Kush kërkon, gjen
Nota të këqija nuk pati, u vu re vetëm një devijim i vogël në vlerësimin tërësisht shumë të mirë: «vetëm» 88% e klienteve dhe klientëve ishin «shumë të kënaqur» dhe «të kënaqur» me pasqyrën e kostove dhe të faturave. 12% e klienteve dhe klientëve dëshirojnë këtu ende përmirësime.
Përmbledhje
Me njohuritë e tyre profesionale, sjelljen e përzemërt dhe paraqitjen korrekte në vend, punonjëset dhe punonjësit kanë kontribuar në cilësinë e jetës së klienteve dhe klientëve. 86% e klientëve ose e familjarëve të tyre do ta rekomandonin private Care AG edhe në të ardhmen.