Drejt te përmbajtja

Përfundimi i formimit FAGE

prapa

Urime të përzemërta të gjitha të diplomuarave dhe të diplomuarve për përfundimin e formimit! Ne u tregojmë FAGE-ve dhe infermiereve e infermierëve të diplomuar si të orientohen në tregun e punës dhe u japim këshilla për intervistat e punës dhe kualifikimin e mëtejshëm.

Në këto javë dhe deri në pushimet verore përfundojnë kurset e formimit 2019. Specialistet dhe specialistët e shëndetësisë FaGe (Fachfrau/Fachmann Gesundheit, profesion shëndetësor me formim profesional) kujdesen dhe përkujdesen për njerëz të çdo moshe. Ata punojnë në qendra për të moshuar dhe qendra kujdesi, në organizata për persona me aftësi të kufizuara, në spital, në Spitex (kujdes në shtëpi) si dhe në rehabilitim. Zakonisht janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientet dhe pacientët, por kryejnë edhe punë mjekësore-teknike dhe administrative.

Por edhe formimet e larta mjekësore gëzojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh në tregun e punës. Rreth gjysma e FAGE-ve të formuar vazhdojnë kualifikimin për t’u bërë infermiere ose infermier i diplomuar.

Ne ju japim një dorë, ju zbulojmë këshillat më të rëndësishme për aplikimin dhe ju ftojmë të mendoni për një kualifikim të mëtejshëm.

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni