Drejt te përmbajtja

Po, unë vaksinohem.

Beat Kräutli Drejtoria / Managing Partner

Beat, a je vaksinuar kundër gripit?

Beat: Po, sigurisht. Jam vaksinuar kundër gjithçkaje që rekomandon OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë). Nuk më pëlqen të jem i sëmurë dhe vaksinimin e kuptoj në parim si një kontribut për të mbrojtur njerëzit e tjerë.

A do të vaksinohesh edhe kundër Sars-CoV-2?

Beat: Natyrisht që do të vaksinohem. Kur të kemi qasje të lirë te vaksina, do të jem ndër të parët që do të vaksinohen.

A nuk ke dyshime për vaksinat e ndryshme, për shembull për vaksinën e re me mARN?

Beat: Jo, absolutisht jo. Kam besim shumë të madh te shkenca në botën tonë perëndimore. I ndjek gjithashtu shumë nga afër proceset e prodhimit të vaksinave dhe arrij në përfundimin se ato janë të drejta dhe të mira.

Cili është argumenti yt kryesor për vaksinimin?

Beat: Jam thellësisht i bindur se liria personale nuk është e pakufishme. Ajo mbaron atje ku i rrezikon ose madje i dëmton njerëzit e tjerë. Prandaj jam përkrahës i bindur i vaksinimeve.

Isabelle Suter Partner Management

Isabelle, a je vaksinuar kundër gripit?

Isabelle: Po, prej tre vitesh vaksinohem rregullisht. Në fund të fundit bëhet fjalë për gripin dhe jo për një ftohje.

A do të vaksinohesh edhe kundër Sars-CoV-2?

Isabelle: Po, me shumë gjasë. Djali im ka pasur raste me Covid-19 në klasë. Rreziku i infektimit për familjen dhe për mjedisin e punës është thjesht shumë i madh. Në parim kam besim te njohuritë mjekësore, por nuk do të dal e para në radhë, por vetëm pasi të jem informuar plotësisht.

A nuk ke dyshime për vaksinat e ndryshme, për shembull për vaksinën e re me mARN?

Isabelle: Jo, në fakt nuk kam dyshime, por siç thashë, do të marr kohë të mjaftueshme që të informohem mirë për hollësitë para vaksinimit. Vaksina vjen vetëm në janar. Edhe në këtë buletin gjenden informacione të dobishme për llojet e ndryshme të vaksinave.

Cili është argumenti yt kryesor për vaksinimin?

Isabelle: Shumica e vaksinimeve sot janë krejt normale, sepse duam t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe, për shembull, nuk duam t’i ekspozojmë ndaj fruthit ose rubeolës. Në fund të fundit, i njohim pasojat e vonshme. Prandaj jam për një qasje normale edhe ndaj vaksinimit kundër Covid-19. Edhe këtu mund t’i mbrojmë fëmijët tanë, familjen dhe mjedisin përreth.

Patric Radel Drejtues i marketingut dhe komunikimit

Patric, a je vaksinuar kundër gripit?

Patric: Po. Megjithatë duhet ta pranoj se këtë sezon u vaksinova për herë të parë kundër gripit. Puna ime është shumë afër punonjësve të kujdesit dhe klientëve. Nuk dua as një rrezik shtesë për t’u sëmurë.

A do të vaksinohesh edhe kundër Sars-CoV-2?

Patric: Po, sepse në të ardhmen do të mund të lëvizim lirisht vetëm me teste negative dhe vërtetime vaksinimi.

A nuk ke dyshime për vaksinat e ndryshme, për shembull për vaksinën e re me mARN?

Patric: Jo. Ajo që kam lexuar për vaksinat e miratuara është hulumtuar seriozisht. Një ndryshim i trashëgimisë gjenetike me vaksinën me mARN përjashtohet. Nëse në janar 2021 do të mund të zgjidhja ndërmjet vaksinave të ndryshme, do të bëja sërish një peshim të dobisë dhe rrezikut dhe pastaj do të vendosja për një vaksinë.

Cili është argumenti yt kryesor për vaksinimin?

Patric: Covid-19 duhet të bëhet i parëndësishëm. Dua të mund të lëviz sërish lirisht, brenda vendit dhe jashtë, të shoh të afërmit, të shkoj në koncerte, të takoj miqtë pa shqetësime.

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni