Shansi i profesioneve të kujdesit në tregun e punës 2020
Në vitin 2020 të gjithë flasin për personelin e kujdesit. «Heroinat dhe heronjtë» e pandemisë ishin profesionistët mjekësorë. Ata u festuan dhe në qendër qëndruan padiskutim arritjet e infermiereve dhe infermierëve. Megjithatë, kjo kategori profesionale kërkon më shumë njohje. Kështu, në nivel politik debatohet dhe luftohet për përmirësimin e statusit të personelit të kujdesit. Dhe edhe siguria e situatës së punës në tregun e punës së personelit të kujdesit ishte gjatë krizës e garantuar vetëm pjesërisht.
Kujdesi është në qendër të vëmendjes
Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) e shpalli vitin 2020 Vit Ndërkombëtar të Infermiereve dhe Mamive. Situata me Covid-19 na ka treguar se çfarë angazhimi të palodhur janë në gjendje të japin infermierët, ndërkombëtarisht dhe edhe në Zvicër.
Dhe së fundi, me iniciativën popullore federale «Për një kujdes të fortë (Iniciativa për kujdesin)» kërkohet në nivel politik që Konfederata dhe kantonet ta njohin dhe ta nxitin kujdesin si pjesë të rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Ato duhet të sigurojnë një kujdes të mjaftueshëm, të arritshëm për të gjithë dhe me cilësi të lartë.
Pasiguri apo marrëdhënie të qëndrueshme?
Por ngarkesa e shëndetësisë gjatë krizës në lidhje me situatën me Covid-19 ka treguar edhe anën e brishtë të marrëdhënieve të punësimit të profesioneve të kujdesit në shëndetësi. Ndërsa personeli i kujdesit, i mirëformuar dhe i specializuar, dha arritje maksimale në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve, në vende të tjera mbizotëronte gjendja e emergjencës. Puna me orar të shkurtuar dhe pushimet e urdhëruara ishin në rendin e ditës në shumë institucione.
Përpara me vetëbesim
Personeli i diplomuar infermieror mban shumë përgjegjësi për të gjithë procesin e kujdesit, për kolegët dhe punonjësit në ekipin e kujdesit, si dhe për ata që janë në formim. Angazhimi dhe fjala e personelit kompetent infermieror u mundëson institucioneve të shëndetësisë shpalosjen e potencialit të kujdesit profesional. Dhe personeli infermieror nuk merr përsipër vetëm përgjegjësinë për fushat e veta të kompetencës: në shumë rrjedha sëmundjesh, infermieret dhe infermierët marrin përsipër detyra koordinuese dhe drejtuese. Kush si punëmarrës është i vetëdijshëm për këto kompetenca, sot ka shanse të mira të gjejë punën e ëndrrave në këtë sektor.
Na kontaktoni ose dërgoni dosjen tuaj
Te përmbledhja e vendeve tona aktuale të punës në kujdes.