Shihemi së shpejti në Care-Group-Meeting 2020
Në janar dhe shkurt të këtij viti u takuam për herë të fundit në trajnimet hyrëse për PCO (private Care Online). Më pas, për shkak të krizës së koronavirusit dhe të izolimit (lockdown), trajnimet në grupe nuk ishin më të mundshme. Tubimet u kufizuan fort. Prandaj gjatë verës, fatkeqësisht, na u desh të hiqnim dorë nga trajnimet dhe aktivitetet. Tani, pas një pushimi të gjatë, po rifillojmë trajnimet në nivelin e ekipeve të kujdesit. Më në fund, sepse e kishim vendosur me vendosmëri që të takohemi më rregullisht për trajnime dhe kështu të njihemi edhe më mirë me njëri-tjetrin.
Të gjitha punonjëset dhe të gjithë punonjësit u ftuan këto ditë në aktivitetet e pasdites në Wallisellen dhe në Baden. Covid-19 dhe masat mbrojtëse ende na preokupojnë shumë, por jemi të përgatitur mirë. Takohemi jashtë zyrave, në grupe më të vogla, me shumë hapësirë, në mënyrë që t’i respektojmë mirë rregullat e distancës dhe të higjienës.
Nga aktiviteti i madh i trajnimit, Care-Team-Meeting, ku ishim bashkë disa ekipe, heqim dorë në vitin 2020. Vitin e ardhshëm do ta planifikojmë nga e para.
Në Care-Group-Meetings për të gjitha punonjëset dhe punonjësit, këtë vit në plan të parë janë trajnimi i brendshëm, shkëmbimi i përbashkët dhe tema e lumturisë. Care Manager-et do ta drejtojnë pasditen me ekipet e tyre dhe do të zhvillojnë trajnime. Përveç kësaj, kemi ftuar një eksperte të lumturisë, e cila do të na afrojë një temë tërësisht pozitive.
Aktivitetet zhvillohen jashtë, pra jo në zyrat në Wallisellen ose Baden.
Ekipet nga kantoni Zürich takohen në Wallisellen, në Hotel Belair, Alte Winterthurerstrasse 16, 8304 Wallisellen. Ekipet nga kantoni Aargau takohen në Baden, në Swiss-Belhotel du Parc, Römerstrasse 24, 5400 Baden.
Mezi presim të shihemi sërish!

Atëherë takimet në grupe të mëdha ishin ende të mundshme: atmosferë e mirë gjatë takimit të vitit 2019 në Bassersdorf.

Kujtim nga Care-Team-Meeting 2019 në Baden.