Thirrje për dhurimin e Krishtlindjeve
Reflektimi dhe mendimi për ndihmën dhe solidaritetin me më të dobëtit dhe të pafavorizuarit i përkasin kohës së Adventit, ashtu si pema e Krishtlindjes dhe dhuratat e shumta.
private Care AG ka vendosur «t’i bëjë ëndrrat realitet» dhe këtë vit angazhohet për fondacionin «Wunderlampe» (Llamba e mrekullive), i cili u dhuron fëmijëve të sëmurë përjetime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Ne bëjmë një dhurim në shumën CHF 3000.–, për këtë heqim dorë nga dhuratat dhe u bëjmë thirrje miqve, partnerëve dhe klientëve tanë të marrin pjesë gjithashtu. Sepse me «Wunderlampe» është e mundur që edhe kontributet modeste në para, edhe dhurimet e mëdha të përdoren në mënyrë kuptimplote.
Përgjigjuni edhe ju thirrjes sonë dhe jepni një kontribut të vogël që do të sjellë diçka të madhe. Ju lutemi transferoni dhurimin tuaj deri më 20 dhjetor 2017 në llogarinë «Alternative Bank Schweiz AG / IBAN: CH22 0839 0030 2811 1010 7 / fjala kyçe Wunderlampe»!
Gëzohemi për kontributin tuaj dhe në Krishtlindje do t’i dorëzojmë fondacionit «Wunderlampe» çekun tonë.
Ju faleminderit përzemërsisht
Ekipi juaj i private Care