Vendimi për t’u vaksinuar
Për private Care AG, vaksinimi kundër Covid-19 është i rëndësishëm. Vaksina mbron klientet dhe klientët tanë, familjet tona dhe ne vetë. Kështu dëshmojmë përgjegjësi dhe japim një kontribut për ndërmarrjen tonë dhe për shoqërinë. Në Zvicër nuk do të ketë detyrim për vaksinim. Prandaj vendimi për ose kundër vaksinimit nuk duhet të bazohet vetëm në qëndrimin personal, por në fakte. E qartë është vetëm kjo: pa detyrim për vaksinim, vendimi i mbetet secilit punonjës vetë. Prandaj këtu disa mendime si nxitje dhe si kritere për vendimin.
Peshimi i dobisë dhe i rrezikut
Vendimi për ose kundër një vaksinimi bazohet në parim gjithmonë në peshimin e dobisë dhe të rrezikut.
Si shembull: Nëse një person i moshuar, në rast infektimi me koronavirus, vdes me një probabilitet prej 20 për qind, ndërsa rreziku për të pësuar një efekt anësor të rëndë nga vaksina është 1:50’000 ose edhe më pak, atëherë rreziku duhet pranuar.
Besim te standardet dhe te shkenca
Standardet e zhvillimit të vaksinave në vendet e përparuara ndjekin kriteret dhe proceset më të rrepta. Çdo projekt për një vaksinë përfshin shtatë pjesë, disa prej të cilave zhvillohen njëkohësisht. Ato tregohen në grafikun e mëposhtëm:
Burimi i figurës: vfa
Realitete të reja në shoqërinë tonë
Sëmundja Covid-19 nuk do të zhduket papritur as me vaksinën. E gjithë situata, te ne dhe në mbarë botën, me gjasë do të ndryshojë vetëm ngadalë. Gjatë një faze kalimtare, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, njerëzit do të duhet të vërtetojnë se janë testuar negativ ose janë vaksinuar. Për më tepër, detyrimi për vërtetim me siguri nuk do të trajtohet njësoj në të gjitha vendet.
Kush pra dëshiron të udhëtojë sërish së shpejti ose, për shembull, të marrë pjesë në një aktivitet të madh si një koncert, do të duhet të paraqesë një vërtetim. Sepse në fund të fundit bëhet fjalë nëse duam t’i gëzojmë sërish liritë dhe arritjet tona. Atëherë nuk do t’i shmangemi dot vaksinimit.