Drejt te përmbajtja

12 maj 2021 – Dita e Infermierisë

prapa Fotografi historike e Florence Nightingale

Dita e Infermierisë zhvillohet çdo vit më 12 maj. Ajo përkujton ditëlindjen e Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne. Njëkohësisht kjo datë është rasti për të tërhequr vëmendjen te shqetësimet e personelit infermieror.

Në Ditën e Infermierisë, shoqatat, infermieret dhe infermierët tërheqin vëmendjen te shqetësimet e sektorit të kujdesit. Aktualisht kushtet më të mira të punës janë një shqetësim kryesor i sektorit. Kështu, për shembull, në kantonin e Zürichut dhe të Schaffhausenit dita fillon në orën 09.00 me një «demonstratë nga dritaret».

«Demonstrata nga dritaret» është një alternativë për tubimet, të cilat për shkak të situatës me Covid-19 lejohen vetëm në mënyrë shumë të kufizuar. Aleanca e personelit shëndetësor (Bündnis Gesundheitspersonal) u bën thirrje infermierëve që në orën 09.00 të varin nga dritarja, në shtëpi dhe në vendin e punës, kërkesat e tyre të shkruara në pankarta dhe njëkohësisht të ngrenë zërin me forcë për punonjësit e shëndetësisë.

#tagderpflegezhsh

Aksionet mund të gjenden në rrjetet sociale nën #tagderpflegezhsh.

Florence Nightingale

Lexoni më shumë për pioniren Florence Nightingale. (Tagesschau, 12 maj 2020)

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni