Drejt te përmbajtja

Pikërisht gjatë pandemisë klientet dhe klientët e rinj janë veçanërisht të mirëseardhur te ne!

prapa Kolazh me tetë portrete grash me maskë higjienike

Lehtësim dhe kujdes në shtëpi.

Punonjëset dhe punonjësit e private Care AG, qofshin ndihmës kujdesi apo Care Manager, kanë të gjithë një formim të njohur në Zvicër. Ata janë specialistë të kujdesit dhe të punëve të shtëpisë. Kanë përvojë në përkujdesjen e klienteve dhe klientëve tanë dhe i lehtësojnë të afërmit në mënyrë profesionale.

Klientet dhe klientët e rinj janë të mirëseardhur.

Edhe gjatë pandemisë private Care AG vë në dispozicion mjaftueshëm punonjëse dhe punonjës të kujdesit dhe të punëve të shtëpisë për shërbimet në shtëpi. Ekipet i përballojnë situatat komplekse të kujdesit, po aq mirë sa edhe lehtësimin e përkohshëm ose përkujdesjen gjatë gjithë kohës, ditë e natë.

Kontakt i thjeshtë.

Nuk është gjithmonë e nevojshme hyrja në një shtëpi të moshuarish ose kujdesi. Kush dëshiron të marrë kujdes në shtëpi ose kërkon lehtësim, mund të këshillohet thjesht nga Care Manager-et tona. Këshillimi ynë i parë – 0800 72 72 00 – merr kohë për shqetësimin tuaj dhe ju sqaron me kënaqësi.

Përkujdesje para dhe pas qëndrimit në spital.

A u shtynë gjatë pandemisë operacione të planifikuara, që tani duhet të kryhen? Specialistët e private Care AG kujdesen edhe për një kohë të kufizuar, për shembull pas një qëndrimi në spital, për një cilësi të lartë jete në shtëpi.

Na kontaktoni.

Ne mbështetemi te këshillimi individual. Shqetësimi juaj është në plan të parë për ne. Lajmërohuni.

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni