A mund ta përballojmë ende shëndetin?
Të mërkurën, më 18 shtator 2019, në Volkshaus në Zürich u zhvillua Konferenca e 15-të për moshën e tretë. Vizitoret dhe vizitorët, si dhe folësit dhe pjesëmarrësit, iu kushtuan pyetjes nëse mund ta përballojmë ende shëndetin.
Folësit e njohur paraqitën këndvështrime interesante mbi temën e shëndetësisë në Zvicër dhe problematikën e saj. Në diskutimin në panel u shprehën pikëpamjet dhe qëndrimet e ndryshme. Si specialiste në fushën e kujdesit, private Care AG pati mundësi t’u prezantonte pjesëmarrësve të interesuar shërbimet e Spitex tonë dhe t’u shpjegonte përparësitë e një organizate private kujdesi.
Faleminderit shumë Shoqatës së të Moshuarve dhe Pensionistëve të Zürichut (Zürcher Senioren- und Rentner-Verband) për pasditen e suksesshme.