Trajnim i mëtejshëm për punonjësit
«Care-Team-Meeting» për të gjitha punonjëset dhe punonjësit e private Care AG është pjesë e formimit dhe trajnimit të brendshëm. Në takimin e këtij viti u trajtuan ndikimet e mundshme në shëndet dhe mirëqenie që mund të lindin në situata të vështira të përditshme dhe nën stres. Prof. Günter Tomberg foli për qëndrueshmërinë dhe për qasjet e shëndetit sistemik, stresin dhe rezistencën psikike (rezilienca).
Puna e personelit infermieror mund të jetë shumë e kërkueshme. Situatat e vështira, orari i gjatë i punës dhe stresi janë pjesë e përditshmërisë. Prandaj në kuadër të trajnimit u trajtua qëndrueshmëria psikike e punonjëseve dhe punonjësve. Shpjegimet për reziliencën ishin shumë të mirëpritura, si për dobinë personale, ashtu edhe për zhvillimin e ekipeve të kujdesit. Atmosfera ishte e mirë dhe të gjithë patën mundësi të rimendonin sjelljet e tyre dhe të zhvillonin qëndrimet e tyre, për veten dhe për punën e përditshme. Mundësia për një shkëmbim kolegial në ekipet e kujdesit u vlerësua gjithashtu dhe u shfrytëzua gjallërisht anës aktivitetit.