Aktivë në moshë të shtyrë!
Javën e kaluar private Care AG ishte e ftuar te shoqata "Aktives Alter Wallisellen". Në aktivitetin shoqëror dimëror u krijuan kontakte interesante dhe u zhvilluan shumë biseda nxitëse.
Shoqata “Aktives Alter Wallisellen” angazhohet për interesat e të moshuarave dhe të moshuarve në Wallisellen. Ajo nxit punën vullnetare të të moshuarave dhe të moshuarve në bashkëpunim me organizata të tjera vendore dhe angazhohet edhe politikisht për bashkëqytetarët më të moshuar.

Në aktivitetin dimëror të shoqatës, me shumë pjesëmarrës, ishte e pranishme edhe private Care AG me një stendë. Pas një vështrimi të shkurtër mbi vitin nga kryetari i shoqatës, pasoi një ligjëratë interesante për temën e moshës së shtyrë. Më pas rreth 130 të pranishmit u gostitën me Zopf (bukë e gërshetuar zvicerane) të freskët dhe verë të nxehtë. Ndërkohë ekipi i private Care AG ishte në dispozicion të anëtarëve për informacione të mëtejshme. Në shumë biseda interesante dhe nxitëse, të pranishmit u njohën me shërbimet dhe përparësitë e private Care AG. Në tërësi, mbrëmja ishte një sukses i plotë për të gjithë të përfshirët dhe gëzohemi për bashkëpunimin e mëtejshëm me shoqatën.
Mësoni më shumë
Më shumë për shoqatën “Aktives Alter Wallisellen” mësoni në: www.aktives-alter-wallisellen.ch