Gëzuar festat!
Viti po i afrohet ngadalë, por me siguri, fundit dhe ne e shohim me plot besim drejt vitit 2017.
Viti që lamë pas i solli private Care AG shumë momente të bukura. Me zhvendosjen në tetor u realizua një dëshirë e kahershme. Patëm mundësi të fitojmë shumë përvoja të reja dhe të festojmë edhe disa suksese. Prandaj duam ta shfrytëzojmë këtë rast për t’ju falënderuar për besimin tuaj. Jemi gjithmonë plot motivim në shërbim të klientëve tanë dhe gëzohemi që edhe në vitin e ri të jemi partneri juaj për kujdesin dhe ndërmjetësimin e personelit.
Në këtë frymë ju urojmë Krishtlindje të gëzuara, kohë për t’u çlodhur dhe momente të bukura në rrethin e të dashurve tuaj. Gëzohemi për vitin e ri, për t’u nisur me vrull së bashku me ju.
Me urime për Krishtlindje
Ekipi juaj i private Care