Drejt te përmbajtja

Lajme

Filtri aktual: Këshilla për aplikim X

19. November 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 10: Tregoni ambicie!

Një nga klasiket e intervistës së punës: pyetja se ku do të jeni pas 3 vjetësh. Natyrisht, askush nuk pret që të jeni parashikues dhe të paraqitni një plan konkret karriere. Megjithatë nuk duhet të dukeni krejtësisht pa plan. Prandaj mendoni para intervistës: në cilin pozicion e shihni veten në kompani dhe cilat janë qëllimet tuaja personale?
mësoni më shumë

29. Oktober 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 7: Tregoni se dini të pranoni kritikën!

Kërkesat ndaj punëmarrësve bëhen gjithnjë e më të mëdha. Prandaj kërkohet jo vetëm fleksibilitet, por edhe aftësia për të pranuar kritikën. Sepse vetëm kush e pranon kritikën, mund t’u përshtatet në mënyrë optimale edhe sfidave të reja. Prandaj: pyetja se si e përballoni kritikën tregon edhe se si reagoni ndaj kërkesave të reja në përditshmërinë e punës.
mësoni më shumë

8. Oktober 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 4: Paraqitni në mënyrë optimale pikat e forta dhe të dobëta!

Kush nuk e njeh – pyetjen klasike për pikat e forta dhe të dobëta personale? Megjithatë për shumë kandidatë përgjigjja është një sfidë e vërtetë, sepse duhet gjetur përzierja e duhur midis modestisë dhe vetëbesimit. Por mos harroni: askush nuk është i përsosur! Prandaj tregoni një masë të shëndetshme vetëbesimi dhe pranojini edhe dobësitë tuaja.
mësoni më shumë

12. November 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 9: Tregoni rezistencë ndaj stresit!

Jo vetëm makinat duhen ndalur ndonjëherë që të mos mbinxehen. Edhe njerëzit kanë nevojë për pushimin e tyre. Prandaj një farë rezistence ndaj stresit është një kriter i rëndësishëm për punonjësit e ardhshëm. Sepse pikërisht në shëndetësi vlen kjo: vetëm kush di të shkëputet, do të ketë energji të mjaftueshme për të qenë i suksesshëm afatgjatë në përditshmërinë e kujdesit.
mësoni më shumë

22. Oktober 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 6: Arsyetojeni me zgjuarsi ndërrimin e punës!

Shpesh punëdhënësi juaj i ri dëshiron të dijë pse e keni lënë vendin e mëparshëm të punës: sepse kërkoni një perspektivë të re? Apo sepse eprorët e mëparshëm ishin të paaftë dhe kushtet e punës në vendin e vjetër ishin të papranueshme? E kuptoni: arsyetimi i ndërrimit të punës tregon shumë për ju personalisht dhe me kritikat ndaj punëdhënësit të mëparshëm duhet të jeni të përmbajtur.
mësoni më shumë

1. Oktober 2020

Aplikoni si duhet! Këshilla 3: Arti i të paraqiturit si duhet!

„Na tregoni pak për veten“ – kjo kërkesë nuk u pëlqen aspak shumë kandidatëve. E megjithatë pikërisht kjo ftesë e shkurtër ju jep një mundësi të mirë për t’i paraqitur përparësitë tuaja në mënyrë të shlirë dhe të sigurt. Prandaj shfrytëzojeni rastin dhe bindni me personalitetin tuaj.
mësoni më shumë

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni