Informacion për sëmundjen nga koronavirusi 2019
Që nga shfaqja e koronavirusit në Itali në mes të shkurtit jemi të ndjeshëm dhe të vëmendshëm. Shfaqjen e koronavirusit e marrim seriozisht, e ndjekim zhvillimin çdo ditë dhe jemi të përgatitur në mënyrë parandaluese. Njëkohësisht theksojmë se veprojmë në mënyrë profesionale, nuk nxitojmë dhe bëjmë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Në parim, në të gjitha udhëzimet dhe urdhëresat i përmbahemi rreptësisht rekomandimeve zyrtare të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG). Përveç kësaj jemi në shkëmbim me specialistë dhe përfaqësues të jashtëm të institucioneve të shëndetësisë.
Të gjitha punonjëset dhe punonjësit tanë janë udhëzuar të njoftojnë menjëherë udhëtimet në zona me rrezik. Në rast dyshimi, punonjësit tërhiqen menjëherë për ekzaminim mjekësor dhe te klientet dhe klientët tanë do të shkonin punonjës të tjerë. Masat konsekuente të higjienës janë për momentin më të rëndësishmet. Ne rezervojmë të drejtën, por vetëm kur BAG ta rivlerësojë situatën e rrezikut, ta kryejmë punën tonë të kujdesit, për shembull, me maskë.
U lutemi të gjitha klienteve dhe klientëve tanë, si dhe miqve dhe të afërmve, të jenë të vëmendshëm edhe në rrethin e tyre. Mendoni për rrezikun gjatë udhëtimeve në zonat e prekura dhe respektoni rregullat e higjienës.
Merkblatt Hygiene Coronavirus_private Care AG_20200225 (fletë informative për higjienën)
Në çdo rast jemi me kënaqësi në dispozicion të të gjitha klienteve dhe klientëve tanë.
private Care AG
Katharina Hadorn
Drejtoreshë