Shërbim kujdesi me maskë higjienike
Javën e kaluar i kaluam të gjitha shërbimet e punonjëseve dhe punonjësve tanë në «funksionim me masa të shtrënguara higjiene». Arritshmëria është e garantuar. Për mbrojtjen e klienteve dhe klientëve tanë, si dhe të të gjithë punonjësve, ndryshuam rregullat e hyrjes në filiale. Organizimin e shërbimeve individuale të kujdesit dhe përkujdesjes e përshtatëm me "situatën e jashtëzakonshme".
Që tani maskat higjienike, dorezat dhe përparëset njëpërdorimshe janë pjesë e shërbimit të përditshëm. Një masë e veçantë në funksionimin e një organizate kujdesi Spitex, për të cilën i informuam paraprakisht klientet dhe klientët tanë. Masa u mirëprit gjerësisht nga klientet dhe klientët. Sqarimi i përgjithshëm i publikut për rregullat e higjienës dhe të sjelljes po pritet mirë, kuptohet dhe respektohet.
Me kapacitete shtesë, të përgatitur dhe me fleksibilitet të shtuar, e përballojmë situatën me Covid-19 dhe i përkushtohemi kujdesit të përditshëm në shtëpi. Punonjëset dhe punonjësit tanë punojnë me maskë higjienike dhe janë në dispozicion për nevojat e zakonshme të klienteve dhe klientëve.
Për kujtesë, informacionet më të rëndësishme:
Arritshmëria e private Care AG.