Gjithmonë të arritshëm – koncept gjithëpërfshirës mbrojtjeje
Koncepti gjithëpërfshirës i mbrojtjes së private Care AG po e provon vlerën e tij që nga fillimi i pandemisë në mars 2020. Klientet dhe klientët tanë përkujdesen në mënyrë personale dhe të ngrohtë, edhe duke respektuar rregullat e higjienës. Në filialet në Baden dhe Wallisellen shmangim kontaktin e drejtpërdrejtë me vizitorët ose punonjësit, për ta mbajtur të ulët rrezikun e infektimit. Vlejnë rregulla gjithëpërfshirëse sjelljeje dhe higjiene. Njëkohësisht mbetemi lehtësisht të arritshëm për ju.
Vizitat dhe kontaktet personale në filiale
Fatkeqësisht, vizitat në filialet tona janë të mundshme vetëm me termin të lënë paraprakisht.
Arritshmëria me telefon
private Care AG është e arritshme me telefon për klientet dhe klientët e saj gjatë gjithë kohës, ditë e natë. Klientet dhe klientët e rinj na kontaktojnë me telefon gjatë orarit të zakonshëm të zyrës ose me e-mail. Me kënaqësi marrim kohë për ju: Këshillimi i parë – 0800 72 72 00.
Përkujdesja e klientëve
Shërbimet te klientet dhe klientët tanë zhvillohen me rutinë dhe sipas planit. Furnizimi me materiale higjiene është i qëndrueshëm. Për personelin e kujdesit dhe të punëve të shtëpisë, te private Care AG vlejnë rregulla të rrepta sjelljeje dhe higjiene sipas konceptit tonë të mbrojtjes.
E-mail
Natyrisht jemi gjithmonë lehtësisht të arritshëm edhe me e-mail.
Jemi me kënaqësi në dispozicionin tuaj.
Ekipi juaj
private Care AG