Pashkët 2020
Para Pashkëve, Këshilli Federal urdhëroi zgjatjen e situatës së jashtëzakonshme deri të dielën, më 26 prill 2020. Rregullat e rrepta për kontaktet dhe sjelljen mbeten në fuqi edhe për dy javë. Pas kësaj është e mundur një lehtësim i masave hap pas hapi. Prandaj është shumë e rëndësishme që festa e Pashkëve 2020 të kremtohet qetë. Ne e mbështesim këtë vendim për të mirën e bashkëqytetarëve tanë më të moshuar, të klienteve dhe klientëve tanë. Ju lutemi, kini durim dhe hiqni dorë në mënyrë shembullore nga festimet shoqërore të Pashkëve.
Pashkë pa mysafirë
Festat do të jenë ndryshe nga vitet e mëparshme. Hiqet dorë nga drekat e përbashkëta dhe vizitat, sepse në situatën me Covid-19 shmangen kontaktet me njerëzit e tjerë.
Meshat janë anuluar
Meshat e Pashkëve zhvillohen vetëm në televizor, sepse tubimet me mbi pesë persona janë të ndaluara. Festat familjare duhen shtyrë për kohën pas Covid-19 ose duhen lënë mënjanë një herë.
Mbani distancë
Këshilli Federal u kërkon të gjitha banoreve dhe të gjithë banorëve të Zvicrës të mbajnë distancë nga njerëzit e tjerë.
Kujdesi vazhdon rregullisht
Kujdesi dhe përkujdesja mbeten siç është rënë dakord. Arritshmëria për klientet dhe klientët tanë është e garantuar. Punonjëset dhe punonjësit e private Care AG punojnë tashmë për të katërtën javë duke respektuar rregullat më të rrepta të higjienës. Gjatë Pashkëve puna vazhdon rregullisht.
Pavarësisht gjithë rrethanave, ju urojmë festa të Pashkëve të këndshme dhe të gëzuara. Ju lutemi, për mbrojtjen tuaj, qëndroni në shtëpi gjatë Pashkëve.
Ekipi juaj
private Care AG