Drejt te përmbajtja

Të kujdesesh dhe njëkohësisht të mbrosh

prapa

Si specialiste e kujdesit privat në shtëpi, në situatën aktuale me Covid-19 ndodhemi midis plotësimit të nevojave individuale dhe mbrojtjes së klienteve dhe klientëve tanë, të afërmve të tyre, si dhe të punonjësve tanë nga infektime të mëtejshme. Prandaj, nga 19 marsi futëm kujdesin dhe përkujdesjen me respektim të rregullave të shtrënguara të higjienës dhe të sjelljes, për të gjitha shërbimet në kantonet Aargau dhe Zürich.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale i kantonit AG konfirmon në «Udhëzimin dhe zbatimin për organizatat e kujdesit shëndetësor» të 30 marsit 2020 se masat e rrepta operative të higjienës, sjelljes dhe informimit, të futura nga private Care AG, ishin të përshtatshme dhe të drejta.

Njerëzit që dëshirojnë të përkujdesen në shtëpi nuk duhet të harrohen. Prandaj, vëmendja jonë e veçantë u kushtohet punonjëseve dhe punonjësve që kujdesen për këto kliente dhe klientë, si dhe të afërmve të tyre.

Pjesë e kompetencës sonë thelbësore është që kujdesemi për njerëz që i përkasin grupit të rrezikut. Prandaj infektimi me Covid-19 duhet shmangur patjetër. Ky synim është prej javësh në qendër të veprimtarisë sonë. Jo më pak, edhe për të ndihmuar si shërbim ambulator lehtësimi që spitalet të mos arrijnë kufijtë e kapacitetit të tyre.

Zbatim i rreptë që nga 19 marsi 2020

Në marrëdhënien me klientet dhe klientët tanë në shtëpi:

– Shmangim kontaktin fizik kur është e mundur dhe respektojmë rregullat e distancës, edhe në bisedë me të afërmit (p.sh. heqim dorë nga shtrëngimi i duarve gjatë përshëndetjes dhe ndarjes).

– Klientet dhe klientët tanë lutemi të shmangin vizitat e familjes, miqve dhe të njohurve në shtëpi ose t’i kufizojnë ato në minimumin absolut. Në raste të veçanta vlejnë rregulla të rrepta distance dhe higjiene.

– Personat veçanërisht të rrezikuar nuk duhet të përdorin transportin publik.

– Të gjitha shërbimet tona të kujdesit zhvillohen sipas planit, në mënyrë konsekuente me maska higjienike.

– Presim një rritje të numrit të klienteve dhe klientëve dhe e përballojmë situatën me kapacitete të shtuara.

– Edhe me klientet dhe klientët e rinj do të zhvillojmë biseda individuale për të njohur nevojat dhe shqetësimet e tyre personale.

– Arritshmëria është e garantuar: për klientet dhe klientët tanë vazhdon shërbimi i zakonshëm i kujdestarisë gjatë gjithë kohës, ditë e natë. Arritshmëria gjatë orarit të rregullt të zyrave është gjithashtu e siguruar.

– Hyrja në filialet tona në Baden ose Wallisellen është e ndaluar, përkatësisht e mundur vetëm pas lënies së terminit me telefon. Në vend vlejnë rregulla të rrepta higjiene sipas udhëzimeve të personelit tonë.

E përballojmë situatën dhe jemi me kënaqësi në dispozicionin tuaj.

Ekipi juaj
private Care AG

Grupet e rrezikut: bashkëqytetarët veçanërisht të rrezikuar.

Rregullat e sjelljes: kështu mbrohemi.

 

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni