Drejt te përmbajtja

Të veprojmë me maturi

prapa

Drejtimi i një Spitex-i (kujdes në shtëpi) gjatë kohës së krizës ia del mbanë falë punonjëseve dhe punonjësve të kualifikuar, si dhe një rrjeti të mirë partnerësh. Për mbrojtjen e të gjithëve nevojiten vërtetime testimi, material higjienik i mjaftueshëm dhe kapacitete të mjaftueshme personeli.

Edhe në situatën me Covid-19 jemi të arritshëm për shqetësimet e klienteve dhe klientëve tanë. Ofrojmë shërbime kujdesi, përkujdesje dhe shërbime për punët e shtëpisë. Puna e përditshme vazhdon rregullisht, me masa më të rrepta mbrojtjeje dhe higjiene.

private Care AG është në gjendje ta mbajë veprimtarinë sot dhe në kohën që vjen, sepse që nga fundi i shkurtit një rrjet ndërmarrjesh të ndryshme ndihmojnë njëra-tjetrën në mënyrë pragmatike. Për këtë falënderojmë të gjithë ata që bëjnë një punë të jashtëzakonshme në prapaskenë.

Veprimi me maturi na bën më të fortë përballë krizave. Kjo vlen për Spitex-in tonë privat, por edhe për shoqërinë tonë.

Ju lutemi, qëndroni në shtëpi dhe zbatoni rregullat e higjienës dhe të sjelljes.

Informacione nga Konfederata.

 

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni