Drejt te përmbajtja

Ku dhe kur vaksinohemi kundër gripit:

Të gjitha informacionet e rëndësishme në një përmbledhje.

  • private Care AG i mbulon kostot e vaksinimit kundër gripit.
  • Pikat e kontaktit dhe orari i hapjes.
  • Si funksionon: vaksinimi dhe pagesa.
  • Faktet dhe fletët informative më të rëndësishme.
  • Pyetje

private Care AG i mbulon kostot e vaksinimit kundër gripit.

Mbrojtja e vetme efektive kundër gripit është vaksinimi. Sot nuk kemi më arsye të besueshme për të qenë ngurrues ndaj vaksinimit kundër influencës.
Sipas rekomandimeve të këtij viti të OBSH-së (WHO), kemi zgjedhur një vaksinë katërvalente, e cila mbulon të katër shtamet e virusit. Mbrojtja nga vaksina zgjat për një sezon dhe duhet përsëritur çdo vit.

Pikat e kontaktit dhe orari i hapjes.

Partneri ynë për vaksinimet është Ifa (Institut für Arbeitsmedizin – Instituti për Mjekësinë e Punës). Vaksinimi për punonjëset dhe punonjësit zhvillohet në qendrat shëndetësore të Ifa në Baden dhe ZH-Oerlikon, por janë të mundshme edhe vendndodhjet Birr ose Turgi. Nuk nevojitet regjistrim paraprak.

 

Si funksionon: vaksinimi dhe pagesa.

  1. Qendra shëndetësore: si punonjëse ose punonjës i private Care AG, shko në njërën nga katër qendrat shëndetësore.
  2. Pyetësori i pacientit: pyetësori i pacientit jepet në qendrën shëndetësore dhe duhet plotësuar e dorëzuar në vend. (Për t’u përgatitur, formularin mund ta shkarkosh edhe më poshtë).
  3. Pagesa: të lutemi paguaje vetë vaksinën në vend me kartë ose në para në dorë.
  4. Kërko faturën: qendra shëndetësore të lëshon një faturë.
  5. Rimbursimi nga private Care AG: të lutemi dorëzoje faturën si dëshmi shpenzimesh te private Care AG. Shuma do të të paguhet me pagën e ardhshme.

Fakte dhe fletë informative të rëndësishme

Informacione për vaksinimin kundër gripit 2020

2020 Fletëpalosje për vaksinimin kundër gripit, të gjitha qendrat shëndetësore me adresa dhe orar hapjeje_ de

BAG Factsheet: gripi sezonal

2020 Pyetësori i pacientit Fluarix dhe Vaxigrip, gjermanisht

Pyetje

Për pyetje, të lutemi drejtohu te Care Manager-ja jote ose te HR Business Partner-ët tanë.

 

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni