Me interes drejt qëllimit
Nuk ka rëndësi vetëm paraqitja e jashtme. Secili dhe secila, qoftë kandidat apo punëmarrës, dëshiron të marrë një vendim të drejtë. Në fund të fundit, një punësim i ri duhet t’i kënaqë të dyja palët dhe të ketë potencialin që marrëdhënia e punës të zgjasë gjatë. Prandaj përpiquni të përfytyroni nëse ndërmarrja ju përshtatet mirë dhe informohuni me kohë, para bisedës, për ndërmarrjen tuaj të re të dëshiruar.
Ja tri këshilla që të shkoni sa më mirë të përgatitur në një intervistë pune:
Tregoni interes të vërtetë
Hulumtoni për ndërmarrjen tuaj të dëshiruar. Për këtë ju shërben, për shembull, interneti. Informohuni paraprakisht dhe zbuloni me çfarë merret aktualisht ndërmarrja: a ka shumë vende pune të shpallura në internet? A ka projekte të caktuara në planifikim për të cilat shkruhet? A shkruhet diçka për ekipin? Cilat reparte ju interesojnë?
Mbani shënime. Listën e pyetjeve mund ta zgjeroni sipas dëshirës. Sa më shumë të mësoni, aq më mirë për ju.
Mos harroni dokumentet e duhura
Mblidhni paraprakisht të gjitha dokumentet e nevojshme. Këtu bëjnë pjesë shpallja, dosja juaj e aplikimit (CV, referenca, diploma), të dhënat e kontaktit të personit tuaj të kontaktit në ndërmarrje, të dhënat e kontaktit të punonjëses sonë në private Care AG, adresa e vendit të takimit, si dhe letër dhe stilolaps.
Ndoshta keni mbajtur tashmë shënime, ose keni shkruar pyetje më sipër për temën «Tregoni interes të vërtetë»? Në çdo rast, qëndroni të rregullt. Shkëlqeni me pak dokumente, por me ato të duhurat.

Kush është i përgatitur, ka mundësi më të mira.
Përqendrim dhe qartësi
Qëndroni të përqendruar. Çdo ngutje e ndryshon gjendjen tuaj shpirtërore dhe mund t’ju bëjë nervozë ose të shpërqendruar. Këtë e vëren bashkëbiseduesi juaj dhe kjo mund të ndikojë në vendimin për ju si kandidate ose kandidat.
Mbani kontakt me sy, shprehuni qartë dhe dilni te thelbi. Mos u largoni nga tema dhe qëndroni te temat e rëndësishme. Flisni pra për aftësitë tuaja dhe përqendrohuni te thelbësorja.
Kështu edhe pyetjet e shpeshta për pikat e forta, dobësitë dhe qëllimet nuk duhet t’ju vështirësojnë. Edhe pyetjet për probleme të mundshme me punëdhënës të mëparshëm trajtojini më mirë shkurt dhe qartë. E drejtë është që kurrë të mos e nxirrni në dritë të keqe punëdhënësin e fundit. Meqë ra fjala, këtu mund t’ju ndihmojmë të gjeni argumentet e duhura, natyrisht pa gënjyer
Një përgatitje e mirë ju jep siguri. Merrini sërish parasysh të gjitha këshillat tona, sepse kështu shmangni nervozizmin e panevojshëm në rast ngjarjesh të paparashikuara.
Tri këshilla të tjera: Paraqitja e përsosur.
Kontaktoni ekipin tonë: ju ofrojmë mbështetje dhe ju udhëzojmë me kënaqësi.