Profesionalizëm i ri
Gradualisht gjithçka të kujton sërish kohën si para disa muajsh. Por po ta shohim më nga afër, konstatojmë se puna dhe jeta shoqërore kanë ndryshuar. Edhe nëse në të ardhmen do të mund të mbrohemi nga Covid-19 me mjekime ose me vaksinë, përvoja kolektive na ka shënuar në mënyrë të qëndrueshme. Profesionalizmi në kujdes është rritur dhe si kompani private Care AG do të jetë edhe më e qëndrueshme.
Gjatë pandemisë e mbajtëm gjithmonë në funksion veprimtarinë tonë, pavarësisht dallgëve dhe valëve, si një anije që ndonjëherë lëkundet pak. Si kompani, private Care AG qëndron sot mirë. Për të gjitha punonjëset dhe punonjësit mbetëm një partner dhe punëdhënës i besueshëm.
- Me përballimin e krizës së thellë kemi mësuar: duke parë përpara, private Care AG do t’i përballojë edhe sfidat e ardhshme.
Klientë besnikë
Gjëja më e rëndësishme ishte që klientet dhe klientët tanë na mbetën besnikë gjatë kohës së izolimit (lockdown). Falë afërsisë së punonjësve dhe sqarimeve për klientet dhe klientët tanë, në asnjë moment nuk lindi mosbesim. Përkundrazi: arritëm të krijonim besim. Edhe mbajtja e maskës higjienike u prit me mirëkuptim. Mundësia për të marrë maska higjienike për përdorim vetjak u shfrytëzua shumë nga klientet dhe klientët.
- Mirëqenia e klienteve dhe klientëve tanë është për ne qendrore. Me kujdesin në shtëpi ne qëndrojmë për vetëvendosje dhe cilësi jete. Kështu i mbrojmë në mënyrë aktive grupet e rrezikut.
Rregulla të rrepta higjiene në kujdes edhe më tej
Mbajtja e maskave higjienike dhe respektimi i distancës dhe i rregullave të higjienës mbeten të detyrueshme për të gjitha punonjëset dhe punonjësit gjatë punës. Për sa kohë sëmundja Covid-19 nuk është zhdukur, një rindezje e pandemisë mbetet e mundur.
- Disiplina dhe roli shembullor në lidhje me masat e higjienës janë për ne profesionalisht të drejta dhe mbeten një shenjë profesionalizmi.
Shkëmbimi personal
Fatkeqësisht, mbledhjet dhe takimet nuk lejoheshin. Kështu, mundësi të rëndësishme prezantimi si panairet për moshën e tretë ose konferencat u anuluan deri në një njoftim të dytë.
Edhe trajnimet tona të brendshme dhe ditët e hyrjes në punë për punonjëset dhe punonjësit e rinj u shtynë. Takimet në grup dhe punëtoritë ishin të ndaluara. Madje edhe vizitat në Baden ose Wallisellen lejoheshin vetëm në raste të veçanta. Është e qartë që tani duhet të rimerren gjithnjë e më shumë kontaktet dhe projektet e mbetura pezull. Sepse pa shkëmbim personal, normaliteti i ri nuk do të ishte shumë i këndshëm.
- Nëse situata vazhdon të qetësohet, do të organizojmë sërish trajnime, takime në grup dhe Care Team Meeting dhe do ta nxitim shkëmbimin personal.
Trajnimi i parë hyrës për punonjësit e rinj zhvillohet tashmë më 22 qershor. Të gjitha takimet e tjera do t’i planifikojmë nga e para.