Urime të përzemërta, Marianna!
Qoftë specialiste në kujdes apo eksperte në zyrë, në vitin 2020 disa punonjëse të private Care AG festojnë 10-vjetorin e tyre të punës. Marianna Damiani, asistente e financave, i njeh detyrat dhe historinë e firmës që nga viti 2010. E falënderojmë shumë për punën e bërë dhe për besnikërinë e saj!
Marianna u rekomandua në vitin 2010 nga një koleg e saj, atëherë Care Manager në private Care AG. Ajo filloi me një orar më të vogël pune dhe fillimisht regjistronte shërbimet e kujdestareve dhe kujdestarëve. Shumë shpejt mori më shumë përgjegjësi dhe iu përkushtua detyrave të burimeve njerëzore dhe të kontabilitetit. Sot Marianna Damiani është një anëtare mbështetëse e ekipit, me përvojë shumëvjeçare.
10 vjet përparim
Ajo që dikur kërkonte një ditë pune, sot kryhet brenda një ore. Marianna Damiani ka ditur ta përballojë mirë këtë, sepse shumë metoda pune, sisteme dhe procese në funksionet e saj janë përmirësuar ose digjitalizuar disa herë gjatë viteve të fundit.
Më shumë kohë për klientet dhe klientët
Zhvillimi i firmës është një motivim i veçantë për këtë trajnere vallëzimi dhe fitnesi. private Care AG gjithmonë e ka vënë veten në shërbim të klienteve dhe klientëve dhe është përballur me sfidat me angazhim të veçantë. Ajo ka treguar se është në formë. Kështu edhe tani, në situatën me Covid-19, ku të gjithë punonjësit së bashku janë angazhuar në fund të fundit për cilësinë e lartë të jetës së klienteve dhe klientëve në shtëpi.
Gjithmonë një hap përpara
Përballimi në mënyrë fleksibël i kërkesave si nënë dhe si punonjëse nuk është temë për Marianna Damiani vetëm që nga kriza e koronavirusit. private Care AG e kishte futur prej vitesh modelin e punës nga shtëpia (Home Office), kështu që situata e krizës në muajt e fundit nuk ishte e re për Marianna-n dhe fëmijët e saj, dhe u përballua më lehtë.
Të lumtë, Marianna. Vazhdo kështu!
Faleminderit për gjithçka.