Drejt te përmbajtja

Vaksinimi kundër koronavirusit në kantonin Zürich

prapa

Siç dihet, koronavirusi është shumë ngjitës dhe mund të çojë në ecuri të rënda të sëmundjes, si dhe në vdekje. Vaksinimi mbron nga sëmundja, zvogëlon barrën e sëmundjes dhe e kursen sistemin shëndetësor. Informacionet aktuale për vaksinimin kundër Covid-19 në kantonin Zürich dhe pyetjet e përgjigjet më të shpeshta i gjeni këtu në një përmbledhje.

Informacione për pacientët dhe për popullsinë

 

Deri në fund të janarit do të jetë në dispozicion një mundësi regjistrimi, përmes së cilës personat nga 75 vjeç e lart dhe pacientët me rrezik të lartë mund të regjistrohen dhe të paraprenotojnë një termin për vaksinim.

Përmbledhje e informacioneve.

 

Që nga fillimi i janarit 2021, banoret dhe banorët e Zürich-ut vaksinohen kundër Covid-19 në qendrën referuese të vaksinimit dhe në Spitalin Universitar të Zürich-ut. Mundësitë për t’u vaksinuar zgjerohen vazhdimisht. Deri në fund të shkurtit janë premtuar vaksina për 130’000 persona.

Informacione aktuale për vaksinimin kundër Covid-19.

 

BAG (Bundesamt für Gesundheit, Zyra Federale e Shëndetësisë Publike) mbledh dhe u përgjigjet pyetjeve për infektimin dhe rreziqet, udhëtimet dhe turizmin, simptomat, diagnozën dhe trajtimin, si dhe mbrojtjen nga infektimi. Përgjigjet i gjeni këtu.

Koronavirusi: pyetjet më të shpeshta (FAQ).

 

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni