Drejt te përmbajtja

Vaksinimi në kantonin Aargau

prapa

Që nga sot në kantonin Aargau përdoret vaksina mRNA e prodhuesit Moderna. Në hapin e parë ajo vihet në dispozicion në shtëpitë e të moshuarve dhe të kujdesit. Po ashtu që nga sot, e hënë, në kantonin Aargau është e mundur regjistrimi për vaksinim përmes mjetit të ri të regjistrimit (zgjidhje softuerike e Konfederatës). Megjithatë vaksinimi do të marrë njëfarë kohe dhe varet nga disponueshmëria e vaksinës. Informacionet më të fundit, lidhjet dhe pyetjet më të rëndësishme në një përmbledhje.

Vaksina dhe terminet e vaksinimit

Vaksina e dytë mRNA, ajo e Moderna, është në dispozicion në kantonin Aargau që nga sot. Sasia e dozave të vaksinës është ende e kufizuar. Është paralajmëruar një dërgesë e parë prej 15’299 dozash. Kantoni informon rregullisht se si është planifikuar shpërndarja në detaje.

Kantoni Aargau: informacione për vaksinimin kundër koronavirusit

 

Pyetje për vaksinimin

Kur do të ketë vaksinë të mjaftueshme? Si funksionon regjistrimi për një termin vaksinimi në kantonin Aargau? Ku ndodhen qendrat e vaksinimit? Kush vendos se kur mund të vaksinohem? Kantoni Aargau u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta në një përmbledhje.

Kantoni Aargau: pyetje dhe përgjigje të shpeshta (FAQ).

 

 

Te artikulli tjetër:
Te artikulli i mëparshëm:

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni