Drejt te përmbajtja

Lajme

Filtri aktual: Ndërmjetësim pune X

21. November 2019

Me përgatitje drejt suksesit

Çdo takim i parë lë një përshtypje. Kjo përshtypje e parë ka rëndësi! Për këtë moment nuk ka shans të dytë. Por lajmi i mirë: mbi këtë përshtypje të parë mund të punohet. Por edhe gjatë bisedës mund të fitoni pikë. Prandaj shkëlqeni gjatë gjithë kohës së bisedës me interes dhe me cilësitë tuaja. Sekreti: vetëm kush është i përgatitur në mënyrë të përsosur, do të ketë sukses më vonë.
mësoni më shumë

22. Oktober 2019

Dita e familjarëve që kujdesen dhe përkujdesen

Qyteti dhe kantoni Schaffhausen ftojnë më 30 tetor 2019, në orën 17.00, familjarët që kujdesen dhe përkujdesen për të afërmit e tyre në një aktivitet me referate dhe shkëmbim përvojash në Park Casino Schaffhausen. Ekspertet e private Care AG janë në dispozicion për pyetjet tuaja.
mësoni më shumë

6. Juni 2019

Fillimi i punës në verë

Kush ka mall për udhëtime, i plotëson dëshirat e tij gjatë muajve të verës. Por kjo është edhe koha ideale për të fituar para, sepse vendet e punës me afat të caktuar plotësohen tani më lehtë. Edhe për punësime të përhershme mundësitë janë të mira. Kjo vlen sidomos për specialistët e rinj të kujdesit pas përfundimit të formimit të tyre. Ne ju tregojmë përparësitë.
mësoni më shumë

29. Januar 2019

Dhjetë vjet kujdes i vëmendshëm dhe ndërmjetësim pune

Prej një dekade, ndërmarrja private Care AG është aktive në rajonet Aargau dhe Zürich. Jemi të specializuar në shoqërimin e njerëzve, si në situata të ndryshme shëndetësore, ashtu edhe në ndryshime profesionale.
mësoni më shumë

22. November 2018

10 vjet kujdes dhe përkujdesje

Këto ditë private Care AG feston 10-vjetorin e themelimit. Jemi rritur vazhdimisht dhe sot mund të themi me gëzim dhe krenari se jemi një organizatë kujdesi e respektuar në kantonet Aargau dhe Zürich, dhe se klientet, klientët dhe partnerët tanë në shëndetësi na vlerësojnë.
mësoni më shumë

7. November 2019

Faleminderit për besnikërinë!

Në vitin jubilar të private Care AG, dy punonjëset tona më besnike festuan 10-vjetorin e tyre të punës. Në mars 2009, rreth katër muaj pas themelimit të kompanisë, dy infermieret e mirëformuara morën përsipër klientet dhe klientët e tyre të parë dhe deri sot janë një shtyllë e çmuar e ekipit. Ju falënderojmë dhe ju urojmë për jubileun!
mësoni më shumë

7. September 2019

Ju faleminderit përzemërsisht dhe mirupafshim!

Në «expovita in Suhr» më 7 shtator 2019 patëm kënaqësinë të zhvillonim në stendën tonë shumë biseda të mira me vizitoret dhe vizitorët. Interesi i madh për shërbimet tona na gëzoi shumë.
mësoni më shumë

17. April 2019

Përfundimi i formimit FAGE

Urime të përzemërta të gjitha të diplomuarave dhe të diplomuarve për përfundimin e formimit! Ne u tregojmë FAGE-ve dhe infermiereve e infermierëve të diplomuar si të orientohen në tregun e punës dhe u japim këshilla për intervistat e punës dhe kualifikimin e mëtejshëm.
mësoni më shumë

20. Dezember 2018

Gëzuar festat dhe një vit të ri të lumtur!

Fundi i vitit 2018 është njëkohësisht fillimi i vitit tonë jubilar. Festojmë ditëlindjen e parë të rrumbullakët: sot mbushim 10 vjet.
mësoni më shumë

2. Oktober 2018

Ekipi ynë për ndërmjetësimin e punësimeve të përkohshme dhe të përhershme

Lidhja e kandidatëve të dëshiruar me punën e ëndrrave është njëkohësisht art dhe zanat. Specialistja Jeannette Hersener dhe ekipi i ndërmjetësimit të personelit janë gjithmonë të përditësuar dhe në kontakt me institucionet, si dhe me kandidatet dhe kandidatët.  
mësoni më shumë

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni