Drejt te përmbajtja

Lajme

8. April 2020

Gjithmonë të arritshëm – koncept gjithëpërfshirës mbrojtjeje

Koncepti gjithëpërfshirës i mbrojtjes së private Care AG po e provon vlerën e tij që nga fillimi i pandemisë në mars 2020. Klientet dhe klientët tanë përkujdesen në mënyrë personale dhe të ngrohtë, edhe duke respektuar rregullat e higjienës. Në filialet në Baden dhe Wallisellen shmangim kontaktin e drejtpërdrejtë me vizitorët ose punonjësit, për ta mbajtur të ulët rrezikun e infektimit. Vlejnë rregulla gjithëpërfshirëse sjelljeje dhe higjiene. Njëkohësisht mbetemi lehtësisht të arritshëm për ju.
mësoni më shumë

25. März 2020

Të veprojmë me maturi

Drejtimi i një Spitex-i (kujdes në shtëpi) gjatë kohës së krizës ia del mbanë falë punonjëseve dhe punonjësve të kualifikuar, si dhe një rrjeti të mirë partnerësh. Për mbrojtjen e të gjithëve nevojiten vërtetime testimi, material higjienik i mjaftueshëm dhe kapacitete të mjaftueshme personeli.
mësoni më shumë

27. Februar 2020

Informacion për sëmundjen nga koronavirusi 2019

Që nga shfaqja e koronavirusit në Itali në mes të shkurtit jemi të ndjeshëm dhe të vëmendshëm. Shfaqjen e koronavirusit e marrim seriozisht, e ndjekim zhvillimin çdo ditë dhe jemi të përgatitur në mënyrë parandaluese. Njëkohësisht theksojmë se veprojmë në mënyrë profesionale, nuk nxitojmë dhe bëjmë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
mësoni më shumë

19. Dezember 2019

Nota më të larta për kujdesin

Anketa sistematike për kënaqësinë e klientëve 2019 tregon: klientet dhe klientët tanë janë shumë të kënaqur. Puna profesionale e punonjëseve dhe punonjësve në kujdes, në përkujdesje dhe në ekipin e zyrës vlerësohet shumë. Për ne kjo është një mirënjohje e çmuar.
mësoni më shumë

3. Dezember 2019

Paraqitja e përsosur

Në periudhën e Adventit, festimet alternohen me ngutjen e punës para Krishtlindjeve. Gjithçka duhet përfunduar: detyrat në punë, blerja e dhuratave, takimet me miqtë. Kush pikërisht tani kërkon një punëdhënës të ri ose madje ka në pritje një intervistë pune, përballet me një sfidë shtesë.
mësoni më shumë

30. März 2020

Të kujdesesh dhe njëkohësisht të mbrosh

Si specialiste e kujdesit privat në shtëpi, në situatën aktuale me Covid-19 ndodhemi midis plotësimit të nevojave individuale dhe mbrojtjes së klienteve dhe klientëve tanë, të afërmve të tyre, si dhe të punonjësve tanë nga infektime të mëtejshme. Prandaj, nga 19 marsi futëm kujdesin dhe përkujdesjen me respektim të rregullave të shtrënguara të higjienës dhe të sjelljes, për të gjitha shërbimet në kantonet Aargau dhe Zürich.
mësoni më shumë

23. März 2020

Shërbim kujdesi me maskë higjienike

Javën e kaluar i kaluam të gjitha shërbimet e punonjëseve dhe punonjësve tanë në «funksionim me masa të shtrënguara higjiene». Arritshmëria është e garantuar. Për mbrojtjen e klienteve dhe klientëve tanë, si dhe të të gjithë punonjësve, ndryshuam rregullat e hyrjes në filiale. Organizimin e shërbimeve individuale të kujdesit dhe përkujdesjes e përshtatëm me "situatën e jashtëzakonshme".
mësoni më shumë

18. Februar 2020

Me kënaqësi ju këshillojmë në EXPOsenio 2020

Njihuni nga afër me ofertën dhe shërbimet tona. Specialistet dhe specialistët e private Care AG ju këshillojnë gjithmonë me kënaqësi, edhe në EXPOsenio 2020. Na gjeni të shtunën, më 14 mars 2020, në Trafo Baden, stenda 51, pranë hyrjes së kafenesë.
mësoni më shumë

5. Dezember 2019

Intervista e përsosur

Specialistët dhe drejtuesit në kujdesin infermieror janë të kërkuar në shëndetësi. Kjo është e gëzueshme, megjithatë vendimi për punësimin e një specialisti të ri duhet të merret me pjekuri nga të dyja palët, si nga kandidatet dhe kandidatët, ashtu edhe nga punëdhënësi. Kush tregon interes të vërtetë gjatë intervistës, është automatikisht edhe një bashkëbisedues i mirë dhe ka me gjasë shanse më të mira për një përgjigje pozitive. Si të përgatiteni për një intervistë, ju tregojmë me kënaqësi.
mësoni më shumë

7. November 2019

Faleminderit për besnikërinë!

Në vitin jubilar të private Care AG, dy punonjëset tona më besnike festuan 10-vjetorin e tyre të punës. Në mars 2009, rreth katër muaj pas themelimit të kompanisë, dy infermieret e mirëformuara morën përsipër klientet dhe klientët e tyre të parë dhe deri sot janë një shtyllë e çmuar e ekipit. Ju falënderojmë dhe ju urojmë për jubileun!
mësoni më shumë

Dëshironi të merrni më shumë informacion për kujdesin privat?

Abonohuni tani në buletinin informativ.

Jini gjithmonë të informuar për zhvillimet në kujdesin privat.

Keni pyetje? Na kontaktoni.

+41 56 544 72 72
info@private-care.ch

Referim nga institucioni